Mbeten të larta shifrat e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 824 testime janë identifikuar 151 të prekur të rinj ku gjysmat e tyre i përkasin kryeqytetit.
?71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec?.
Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 3 jetë të humbura duke e çuar totalin e viktimave në 319 që nga nisja e pandemisë.
?Nuk e kanë fituar një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçare nga Durrësi, dhe një 91-vjeçar nga Tirana?.
I lartë mbetet edhe numri i pacientëve në dy spitalet covid.
?Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar?.
Në 28 orët e fundit ka pasur 80 të shëruar, ndërsa në spitale janë ende një numër i konsideruar pacientësh që edhe pse e kanë kaluar virsin po kurohen për pasojat e tij.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/